Women and Men to Join Women’s Wellness Center on March Against Violence and Discrimination on International Women’s Day

On March 8, on International Women’s Day, we protest and not celebrate because we have not achieved gender and social justice. Therefore, we have no reason to celebrate. We oppose and fight unemployment and poverty, which is a form of structural violence that is exercised against citizens and citizens of the Republic of Kosovo.

Today, on #InternationalWomensDay, show solidarity with women who suffer from gender-based violence. When women support each other incredible things happen

Make sure to follow our hashtags: #CSSPstrongtogether, #CSSPagainstVAWG, #changingmindstoEVAW

Gra dhe Burra jane bashkuar me iniciativen e Qendres per Mireqenien e Gruas ne Peje per te marshuar kunder dhunes dhe doskriminimit  ne diten nderkombetare te gruas

Sot, në #DitënNdërkombëtareteGruas, tregoni solidaritet me gratë që vuajnë nga dhuna me bazë gjinore. Kur gratë e përkrahin njëra tjetrën gjera te pabesuara ndodhin.

Për nder të 8 Marsit ditës se gruas, Qendra për mirëqenien e gruas “Shtëpia e sigurt”, gratë asambleiste dhe ato të punësuara në institucionet komunale, të mbështetura nga Kryetari Gazmend Muhaxheri, Kryesuesi i Asamblesë komunale Dr. Islam Husaj dhe drejtorët e drejtorateve komunale, sot kanë organizuar një marsh për barazinë gjinore dhe luftimin e dhunës në familje, në veçanti të grave.

Marshi ka filluar nga objektet komunale deri tek Teatri “Istref Begolli” e më pas në parkun e Paqes “Ibrahim Rugova” ku edhe janë lëshuar një numër i madh balonash më mesazhe kundër dhunës ndaj grave.

Sot protestuam për mos barazinë dhe për gratë te cilat kanë përjetuar dhunë me moton kur gratë e përkrahin njëra-tjetrën gjera te pabesuara ndodhin. Qendra jone ju është bashkangjitur organizatës kundër dhunës te Evropës për të treguar solidaritet kundër diskriminimit gjinor. Gjatë muajit janar dhe shkurt ne kemi strehuar 10 gra dhe fëmijë e cila është indikator për dhunën në familje dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi”, tha drejtoresha Bala, duke shtuar se neve si shtet dhe shoqëri, na mbetet të punojmë edhe shumë për barazinë gjinore, sidomos atëherë kur bëhet fjalë për dhunën në familje.

TË ZGJEDHURAT E POPULLIT KËRKOJNË LUFTIMIN E DHUNËS DHE FUQIZIMIN E FEMRAVE NË PËRGJITHËSI

Asambleistja e kuvendit komunal të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje znj. Mevlyde Idrizi, tha se iniciativat si kjo e sotmja janë të domosdoshme të organizohen vazhdimisht, jo vetëm nga gratë pejane por edhe nga burrat e tyre dhe shoqëria në përgjithësi që janë kundër dhunës, sepse siç tha ajo, jo të gjithë burrat i shkelin të drejtat e grave të tyre.

“Iniciativat si kjo e sotmja janë të domosdoshme të organizohen vazhdimisht dhe pjesëmarrëse mos të jen vetëm gratë, por edhe burrat e tyre sepse jo të gjithë burrat i shkelin të drejtat dhe i dhunojnë bashkëshortet e tyre.

Nuk ka dyshim se duke e përkrahur njëra-tjetrën mund ta luftojmë dhunën ndaj grave. Ne duhet të jemi të qëndrueshme dhe të pathyeshme kur  bëhet fjalë për vetën tonë. Nuk duhet të heshtim dhe të bëhemi peng të bashkëshortëve apo të shoqërisë në përgjithësi”, tha asambleistja Idrizi, duke rikujtuar se mbrojtja legjitime e gruas, mbrojtja morale e juridike, njerëzore e ligjore, sigurisht është detyrë e gjithë shoqërisë sonë, ku femra shqiptare duhet të ndihet e përfshirë dhe plotësisht e mbrojtur, plotësisht e vlerësuar.

Duke e vlerësuar marrshin e sotëm asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës znj. Xhenet Syka, vlerësoi se marshi i barazisë në Pejë është pjesë e kauzës globale kundër dhunës ndaj grave.

“Marshi i barazisë në Pejë është pjesë e kauzës globale kundër dhunës ndaj grave. Sot ky marshim është karakterizuar nga Polonia në Argjentine dhe nga Islanda në Meksike për parandalimin e dukurisë më të shëmtuar të shembullit të dhunës në baza gjinore. Nëse arrijmë targetet tona ne do të festojmë vetëm për lidershipin e gruas kosovare në vendimmarrje”, theksoi asambleistja Syka

Ju ftojmë të ndiqni hashtaget tona: #CSSPstrongtogether, #CSSPagainstVAWG, #changingmindstoEVAW

https://zarfiinfo.wordpress.com/2018/03/08/pejanet-i-than-po-barazise-gjinore-dhe-stop-dhunes-ndaj-grave/

CSSP Civil Society Strengthening PlatformGDPR Cookie Consent with Real Cookie Banner