Swedish Embassy in Tirana recognizes the contribution of women role models/ Ambasada Suedeze në Shqipëri vlerëson kontributin e grave aktiviste
2019 marks 50 years of diplomatic relations between Sweden and Albania, and also 20 years of Swedish Development Cooperation in the country. To celebrate partnerships with women human rights CSO-s in the country, the Swedish Embassy in Tirana chose to celebrate the contribution of Shpresa Banja and Bajana Ceveli, to implementing Swedish feminist foreign policy in Albania and advancing women human rights in the country.
Shpresa and Bajana are among the oldest women human rights activists in the country and are founders of two very proactive women CSOs, one of them being ‘Woman Forum Elbasan’, also member of WAVE. Both organizations are 2 out of the 10 member organizations of Albanian Women Empowerment Network – AWEN, that work every day to protect and empower victims of gender-based violence, contributing to the implementation of the principles of the Istanbul Convention. AWEN is very thankful for the recognition of the remarkable efforts of our collegues and for the continues support of the Swedish Government towards gender equality in Albania.
2019-a shënon 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Suedisë dhe Shqipërisë dhe gjithashtu 20 vjetorin e bashkëpunimit suedez për zhvillim në vend. Për të festuar partneritetin me OJF-të për të drejtat e grave në vend, Ambasada Suedeze në Tiranë zgjodhi të vlerësojë kontributin e Zj.Shpresa Banja dhe Zj.Bajana Ceveli, për zbatimin e politikës së jashtme feministe suedeze në Shqipëri dhe përparimin e të drejtave të grave në vend.
Shpresa dhe Bajana janë ndër aktivistet e para të të drejtave të grave dhe janë themeluese të dy OSHC-ve shumë aktive në vend, njëra prej të cilave është ‘Forumi i Gruas Elbasan’, gjithashtu anëtare e WAVE. Të dy organizatat janë 2 nga 10 organizatat anëtare të Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN dhe punojnë çdo ditë në mbrojtjen dhe fuqizimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore, duke kontribuar në zbatimin e parimeve të Konventës së Stambollit. AWEN është shumë mirënjohëse për vlerësimin e përpjekjeve të kolegeve tona dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Suedeze për barazinë gjinore në Shqipëri.