Procesi i hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (2019-2023) /Drafting the Strategy and Action Plan on Human Rights in the Republic of Kosovo (2019-2023)

Peje, 03.05.2019  Në funksion të përfshirjes së përfaqësuesve  relevant institucional dhe të shoqërisë civile  nga niveli lokal i qeverisjes (komuna) në procesin e hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (2019-2023), Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit  në bashkëpunim  dhe me përkrahjen e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) në Kosovë , ka organizuar takime konsultative  në   regjionet e Pejës.

Takimet konsultative, kanë për qëllim parësor për ofrimin e hapësirës  për të diskutuar dhe pranuar pikëpamjet dhe kontributet nga ana e aktorëve shumë të rëndësishëm siç janë përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë civile në nivel lokal të qeverisjes, mbi draft Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (2019-2023). Në takimet konsultative do të përfshihen: zyrtarët komunal; përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat veprojnë në kuadër të komunave përkatëse, grupe të tjera të interesit.

Takimi ka ofruar një mundësi e mirë për diskutim, shkëmbim të pikëpamjeve , ideve , përvojave si  dhe ofrim të komenteve nga perspektiva e institucionale dhe shoqëria civile varësisht nga fushat të cilat i mbulojnë.

 

Peje, 03.05.2019- In view of involving the relevant institutional and civil society representatives from the local (municipal) government in the process of drafting the Strategy and Action Plan on Human Rights in the Republic of Kosovo (2019-2023), the Office of Good Governance/the Office of the Prime Minister, in cooperation and with the support of the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) in Kosovo , organized,  consultative meetings in Peja.

Consultative meetings are primarily aimed at providing space to discuss and receive views and contributions from very important stakeholders such as representatives of institutions and of the civil society at the local government regarding the draft Strategy and Action Plan on Human Rights in the Republic of Kosovo (2019-2023). Consultative meetings will involve municipal officials; representatives of local and international non-governmental organizations operating within the respective municipalities, other interest groups. The meeting was a good opportunity for discussing, exchanging views ideas, experiences and providing comments from the institutional and civil society perspective, depending on the areas they cover.

CSSP Civil Society Strengthening PlatformGDPR Cookie Consent with Real Cookie Banner