May 24, 2019 – Launching of the new national survey on Violence against Women and Girls: Albania now has a more comprehensive view on GBV
After the first National Surveys (2007, 2013) on Domestic Violence in Albania, INSTAT – Albanian Institute of Statistics launched today a new national survey conducted during 2018, which for the first time introduces new extended data on the nature and extent of other forms of violence, such as violence in intimate relationships, non-partner violence, sexual harassment and stalking, beside the findings on the existing social norms related to violence against women in Albania. The survey was conducted in all 12 counties of the country and included 3,443 households, interviewing women aged 18-74.
The Survey states that 6.8% of interviewed women had experienced violence in intimate relationships during their lifetime, 47% had experienced domestic violence from intimate partners and 1 in 5 women had experienced physical and/or sexual violence. 18.2% of women had experienced violence from a non-partner (mother, father, peers, teacher, etc.). According to the survey findings , 18.1% of women had experienced sexual harassment during their lifetime and 12.6% had been stalked.
The survey finds that there is a strong link between experiencing violence from an intimate partner and experiencing violence from a non-intimate partner in childhood. A similar correlation has been found in the national research study on violence in intimate relationships in adolescence, conducted by AWEN in 2018 – young people who experience domestic violence were three times more exposed to intimate partner violence, either as a perpetrator or a victim.
While the overwhelming majority of women believe it is important to have the necessary legislation in place that protects them, 1 in 2 women still believe that intimate partner violence is a private matter and 46.5% of women believe that a woman must tolerate some violence in order to keep the family united. 1 out of 4 women believe that a woman should be ashamed or feel bad to talk to someone about being raped.
The survey provides other very interesting data regarding the forms of violence and correlating factors, the spread of controlling behaviors, the correlation between sexual violence with the use of contraceptives, the existing norms, etc. These new findings are expected to serve as an added incentive to push forward the efforts of all relevant actors against this enormous social problematic in Albania.
This survey was implemented in cooperation with UNDP and UN Women, with the financial support of the Swedish Government and the Australian Government.
#CSSP #StrongerTogether ##EVAW
24 Maj, 2019 – Lançimi i anketës së re kombëtare për dhunën ndaj grave dhe vajzave – tani Shqipëria ka një panoramë më të plotë rreth dhunës me bazë gjinore
Pas vrojtimeve të para kombëtare (2007, 2013) që trajtuan dhunën në familje në Shqipëri, sot Instat lançoi një vrojtim të ri kombëtar të zhvilluar gjatë vitit 2018, që na sjell për herë të parë të dhëna mbi natyrën dhe shtrirjen e formave të tjera të dhunës si, dhuna në marrëdhëniet intime, dhuna nga jo-partneri, ngacmimi seksual dhe përndjekja, si dhe paraqet gjetje për normat sociale që lidhen me dhunën ndaj grave në Shqipëri. Vrojtimi u krye në të 12 qarqet e vendit dhe përfshiu 3.443 familje ku u intervistuan gra të moshës 18-74 vjeç.
6.8 % e grave të intervistuara kishin përjetuar dhunë në marrëdhëniet dashurore gjatë jetës së tyre, 47% kishin përjetuar dhunë në familje nga partneri intim dhe 1 në 5 gra kishin përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale, ndërkohë që 18.2% e grave kishin përjetuar dhunë nga jopartneri (nëna, babai, shokë, mësues, etj). Vrojtimi zbulon se 18.1% e grave kishin përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre dhe 12.6% kishin përjetuar përndjekje.
Gjithashtu rezulton se ka një lidhje të fortë midis përjetimit të dhunës nga një partner intim me përjetimin e dhunës nga një partner jo-intim në fëmijëri. Një korrelacion i ngjashëm ka rezultuar edhe nga studimi i AWEN (2018) lidhur me dhunën në marrëdhëniet intime në adoleshencë, nga ku rezulton se të rinjtë që përjetojnë dhunë në familje janë trefish më të ekspozuar ndaj dhunës në marrëdhënit intime (qoftë si dhunues apo viktima).
Ndërkohë që shumica dërrmuese e grave besojnë se është e rëndësishme të ketë ligjë që i mbrojnë, 1 në 2 gra akoma besojnë se dhuna mes burrit dhe gruas ësgtë një çështje private dhe 46.5% e grave besojnë se një grua duhet të durojë njëfarë dhune për të mbajtur familjen të bashkuar. 1 në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp apo të ndjehet keq të flaësë me dikë nëse është e përdhunuar.
Vrojtimi ofron të dhëna të tjera shumë interesante lidhur me format e dhunës dhe shtrirjen e tyrë, përhapjen e sjelljeve kontrolluese, korrelacionin mes dhunës seksuale me përdorimin e kontraceptivëve, normat egzistuese, etj. Gjetjet e tij shpresohet të shërbejnë si një shtysë për të nxitur dhe lëvizur të gjithë aktorët që punojnë për të luftuar këtë dukuri kaq problematike në Shqipëri.
Ky vrojtim u zbatua në bashkëpunim me UNDP dhe UN Women, me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze dhe Qeverisë Australiane.