May 09th-10th, 2018 – Boosting Response against Gender Based Violence in Albania – 09 – 10 Maj 2018 – Fuqizimi i reagimit kundër dhunës me bazë gjinore në Shqipëri

Institutional Referral Mechanisms Against Violence in Family, from 12 Municipalities in Albania, exchange experiences and discuss about possibilities of strengthening cooperation to assist victims of domestic violence. This two – day exchange visit in Korca was coordinated by AWEN Network and Woman to Woman, with the financial support of the Swedish Government.This event brought together national coordinators of DV referral mechanisms, specialists of statutory services and law enforcement officers, representatives of civil society Organizations, to exchange experiences on the work for the coordination and management of cases of domestic violence. The referral mechanism of Korca municipality was chosen as a best practice model. The coordinator of this mechanism made a broad presentation of the practices used for the management of the cases, as well as highlighted the difficulties and challenges encountered. It was emphasized the importance of the commitment and cooperation with law enforcement institutions for the timely and professional intervention in crisis situation to save the lives of the victims. Among other things, it was suggested to strengthen the role of the local coordinators of the referral mechanisms as well as raise the awareness of the statutory institutions, especially the law courts and prosecution offices and strengthen cooperation for the management of the cases of domestic violence.

Mekanizmat Institucional të Referimit Kundër Dhunës në Familje nga 12 Bashkitë në Shqipëri shkëmbejnë përvoja dhe diskutojnë për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje. Kjo vizitë dy ditore e shkëmbimit në Korçë u koordinua nga Rrjeti AWEN dhe Gruaja tek Gruaja, me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze.
Ky event mblodhi koordinatorët kombëtarë të mekanizmave të referimit të dhunës në familje, specialistë të shërbimeve sociale, oficerë të policisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të shkëmbyer përvojat në punën për koordinimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje. Mekanizmi i referimit të Bashkisë Korçë u përzgjodh si një model i praktikave më të mira në menaxhimin e rasteve te dhunës në familje. Koordinatorja e këtij mekanizmi bëri një prezantim të gjerë të praktikave të përdorura për menaxhimin e rasteve, si dhe theksoi vështirësitë dhe sfidat e hasura. U theksua rëndësia e angazhimit dhe bashkëpunimit me institucionet e zbatimit të ligjit për ndërhyrjen në kohë dhe profesionale në situatat e emergjencës për të shpëtuar jetën e viktimave. Gjithashtu, ndër të tjera u sygjerua të forcohet roli i koordinatorëve vendor të mekanizmave të referimit si dhe të rritet ndërgjegjësimi i institucioneve statutore, veçanërisht gjykatave dhe prokurorive duke forcuar bashkëpunimin për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.

CSSP Civil Society Strengthening PlatformGDPR Cookie Consent with Real Cookie Banner