March 8, 2019 – Albanian girls and women protest #TheMourningProtest #TheVoiceProtest 8 Mars 2019 – Vajzat dhe gratë shqiptare protestojnë #ProtestaEzisë #ProtestaEzërit
March 8, 2019 – Albanian girls and women protest #TheMourningProtest #TheVoiceProtest
This International Women’s Day found Albanian girls and women more than ever before in a life threatening situation! While in 2018, 11 women were killed, 2019 has been a bloody year – 8 women were killed by the people closest to them, their partner, lover, father son, son-in-law…
Today in Tirana and several cities of Albania, citizens and activists, beside civil society organizations, among them AWEN and member organizations, protested to call on all institutions for a strong and coordinated reaction to stop this reality of abuses and crimes. The protesters marched dressed in black, mourning for the lack of lost lives and the institutional silence. Protesters protested with the slogans #WithYOU #WeRaiseOurVoices #Women’sLifeIsWorthy
Among others, they asked for the defense system to be functional in Albania for everyone, that there is no neglect of domestic violence or sexual abuse cases, for all perpetrators to be duly sentenced, and for vulnerable women to have more access to specialized services!
Hundreds of protesters marched on the streets of several Albanian cities in defense of girls and women!
8 Mars 2019 – Vajzat dhe gratë shqiptare protestojnë #ProtestaEzisë #ProtestaEzërit
Ky 8 Mars i gjeti vajzat e gratë shqiptare më shumë se kurrë në rrezik për jetën! Ndërkohë që në vitin 2018 janë vrarë 11 gra, viti 2019 hyri më i përgjakur se kurrë – 8 gra janë vrarë nga njerëzit e tyre më të afërt, partneri, babai, djali, dhëndri…
Sot në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë, qytetarë dhe aktivistë, organizata të shoqërisë civile, mes tyre AWEN dhe organizatat anëtare, u protestua për t’i bërë thirrje të gjitha institucioneve se duhet një reagim i fortë dhe i koordinuar për t’i dhënë fund këtij realiteti abuzimesh. Protestuesit marshuan duke mbajtur zi për jetët e humbura dhe mungesën e reagimit institucional.
Protestuesit/et protestuan me sloganet #METY #NgremëZërin #JetaEgruasVlen. Ndër të tjera u kërkua që sistemi i mbrojtjes të jetë funksional në Shqipëri për çdo individ! Që të mos ketë më neglizhim të çështjejeve që kanë lidhje me dhunën në familje apo abuzimin seksual! Që të vihen përpara drejtësisë të gjithë dhunuesit! Që gratë vulnerabël të kenë më shumë akses në shërbime të specializuara!
Qindra protestues/e marshuan rrugëve të qyteteve të Shqipërisë në mbrojtje të vajzave e grave!