March 8, 2018 – Equality and dignity for women and girls in Albania! – Barazi dhe dinjitet për gratë dhe vajzat në Shqipëri!

‘EQUALITY AND DIGNITY FOR WOMEN AND GIRLS IN ALBANIA!’ was the motto of the peaceful march organized in Tirana, on the occasion of the International Women’s Day. Women and men, boys and girls, civil society, coalitions and networks of non-governmental organizations from all over the country joined and marched along the main boulevard of the capital city. They raised their voices for more rights for women and showing their determination to work together to fulfill the ultimate goal of achieving true equality between men and women in Albania!
Inequality between women and men in Albania remains one of the most serious problems and one of the most serious violations of human rights in the country. Despite the fact that during the 28 years of our fragile democracy, Albania has taken steps forward to protect and guarantee the rights of women and girls, the country is still far from achieving true equality between men and women!
Hundreds of voices challenged the rain and protested against gender based violence, early marriages, gender stereotypes, wrong gender patterns, discrimination, violence and sexual harassment at the workplace, gender pay gap, unemployment, public insecurity and lack of respect for the integrity of every girl and woman, lack of equality in participation and political representation etc.
For the first time such an event took a national dimension and was echoed widely through the national press and social media.

Make sure to follow our hashtags: #CSSPstrongtogether, #CSSPagainstVAWG, #changingmindstoEVAW

‘BARAZI DHE DINJITET PËR GRATË DHE VAJZAT NË SHQIPËRI’ ishte motoja e marshimit paqësor të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Tiranë. Gra dhe burra, djem dhe vajza, shoqëria civile, koalicionet dhe rrjetet e organizatave joqeveritare nga i gjithë vendi u bashkuan dhe marshuan përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit. Ato ngritën zërin për më shumë të drejta për gratë dhe duke treguar vendosmërinë e tyre të punojne së bashku për të përmbushur qëllimin final të arritjes së barazisë së vërtetë midis burrave dhe grave në Shqipëri!
Pabarazia midis grave dhe burrave në Shqipëri mbetet një nga problemet më serioze dhe një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në vend. Pavarësisht se përgjatë 28 viteve të demokracisë sonë të brishtë, Shqipëria ka bërë hapa përpara për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat e grave dhe vajzave, vendi është ende tepër larg arritjes së barazisë së vërtetë burrë-grua!
Qindra zëra sfiduan shiun dhe u bashkuan dhe protestuan kundër dhunës me bazë gjinore, martesave të hershme, stereotipeve e modeleve të gabuara gjinore, diskriminimit, dhunës dhe ngacmimeve seksuale në vendin e punës, pabarasisë gjinore në pagë, papunësisë, pasigurisë publike dhe mungesës së respektit për integritetin e çdo vajze dhe gruaje, mungesës së barazisë në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik, etj.
Për herë të parë një ngjarje e tillë mori dimensionin kombëtar dhe bëri jehonë gjerësisht përmes shtypit kombëtar dhe medias sociale.

Ju ftojmë të ndiqni hashtaget tona: #CSSPstrongtogether, #CSSPagainstVAWG, #changingmindstoEVAW

CSSP Civil Society Strengthening PlatformGDPR Cookie Consent with Real Cookie Banner