Harmonization of country legislation with the Istanbul Convention – Harmonizimi i legjislacionit vendas me Konventën e Stambollit
In Albania, the current situation of domestic violence continues to be problematic, figures are alarming considering that the level of reporting violence is still low and the real incidence is very high. Year after year we see an increase in the number of denouncements, thanks to the great information and awareness work that has been done over the years at the local and central level, where civil society organizations play a key role. During 2017, the number of cases reporting domestic violence increased by 9.1% compared to 2016, while 73.6% of the total number of victims (3243 out of 4543) are girls and women. These figures clearly show the gender impact on the dynamics of domestic violence.
Law No. 9669, dated 18.12.2006, “On Measures Against Violence in Family Relations”, amended, established the necessary legal basis for the protection of victims of domestic violence. The ratification of the EC Convention by the Albanian State (8.11.2012) made it necessary to harmonize the Law No. 9669 with this convention. Since 2017, the Albanian government has begun work to prepare new changes to this law. The changes have been closely consulted with the best civil society specialists, who are also experts in identifying the gaps and needs for improvement that the existing law has, due to many years of field experience. Government proposals were also accompanied by further proposals from civil society organizations to improve various articles or additions needed. A representation of the civil society organizations was part of the hearing session (20 June 2018) with the Committee on Labor, Social Affairs and Health, to present concrete suggestions for the draft law.
The AWEN network and member organizations find the proposed changes absolutely necessary as they address the fundamental concerns encountered in addressing domestic violence cases and create the most comprehensive legislative framework for systemic and effective protection of the domestic violence survivors.
Some improvements address one aspect that some civil society organizations such as the Office for Men and Boys in Shkodra and the Counseling Line for Men and Boys in Tirana have been making a significant contribution for several years, that of psycho-social rehabilitation programs for the perpetrators, with emphasis on increasing the participation of perpetrators in specific rehabilitation services.
Among other things, new proposals will enable the same protection provided by the law for persons who are affiliated to a couple not necessarily associated with coliving; establishment of emergency centers for the immediate treatment of victims of domestic violence; the obligation of the court to issue a protection order even in cases where the parties claim that the conflict has been resolved or should be resolved with reconciliation or mediation alternatives; etc. ”
Prepared by, Irena Shtraza, AWEN, June 2018
Në Shqipëri, situata aktuale e dhunës në familje vazhdon të mbetet problematike, shifrat janë alarmante duke konsideruar që niveli i raportimit të dhunës është ende i ulët dhe incidenca reale është shumë e lartë. Vit pas viti shohim rritje të numrit të denoncimeve, kjo në sajë të punës së madhe informuese e ndërgjegjësuese që është bërë ndër vite në nivel vendor e qendror, ku luajnë një rol kyç organizatat e shoqërisë civile. Gjatë vitit 2017, numri i rasteve të dhunës në familje qe kane raportuar dhunen është rritur me 9.1% krahasuar me vitin 2016, ndërsa 73.6% e numrit të përgjithshëm të viktimave (3243 nga 4543) janë vajza dhe gra. Këto shifra tregojnë qartë ndikimin e gjinisë në dinamikën e dhunës në familje.
Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, krijoi bazën ligjore të domosdoshme për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Ratifikimi i Konventës së KE-së nga Shteti Shqiptar ( 8.11.2012), e ktheu në domosdoshmëri harmonizimin e Ligjit nr.9669 me këtë konventë. Që prej vitit 2017, qeveria shqiptare ka nisur punën për të përgatitur ndryshime të reja për këtë ligj. Ndryshimet janë konsultuar ngushtë edhe me specialistët më të mirë të shoqërisë civile, që janë edhe njohësit më të mirë të mangësive dhe nevojave për përmirësim që ka ligji egzistues, për shkak të eksperiencës shumë vjeçare në terren. Propozimeve të qeverisë u janë bashkangjitur edhe propozime të mëtejshme të organizatave të shoqërisë civile për përmirësime të neneve të ndryshme apo shtesa të nevojshme.. Një përfaqësi e grupimit të organizatave ka qenë pjesë e seancës dëgjimore (dt 20.6.2018) me Komisionin për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë, për të prezantuar sugjerimet konkrete për projektligjin.
Rrjeti AWEN dhe organizatat anëtare i gjejnë ndryshimet e propozuara absolutisht shumë të nevojshme pasi adresojnë shqetësime themelore që hasen në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe krijojnë terren legjislativ më të plotë për mbrojtjen në mënyrë sistemike dhe efikase të të mbijetuar(a)ve të dhunës në familje.
Disa përmirësime adresojnë një aspekt për të cilin disa organizata të shoqërisë civile si Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem, Tiranë dhe Zyra për Burra dhe Djem, Shkodër prej disa vitesh po japin një kontribut shumë të rëndësishëm, atë të programeve rehabilituese psiko-sociale për dhunuesit, duke vënë theksin tek rritja e pjesëmarrjes së dhunuesve në shërbimet specifike të rehabilitimit.
Ndër të tjera, propozimet e reja do mundësojnë që të gëzojnë të njëjtën mbrojtje nga ligji edhe personat, të cilët janë në lidhje afektive në çift jo domosdoshmërisht të shoqëruar me bashkëjetesë; ngritja e qendrave të emergjencës për trajtimin e menjëhershëm të viktimave të dhunës në familje; detyrimi i gjykatës që të lëshojë urdhrin e mbrojtjes edhe në rastet kur palët pretendojnë se konflikti është zgjidhur ose duhet të zgjidhet me alternativat e pajtimit a të ndërmjetësimit; etj.”
Përgatitur nga Irena Shtraza – AWEN, Qershor 2018