March 5, 2018 – First Meeting of the National Council on Gender Equality – 5 Mars 2018, Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore.

The National Council for Gender Equality is a renewed (December 2017) structure set up by the Albanian government to better coordinate the work among the institutions, to push forward concrete policies and initiatives in order to improve the position of women in the Albanian society and to reduce the gap of gender inequality. The 1st meeting of the Council was held on March 5th, 2018 and was hosted by the Deputy Prime Minister, also National Coordinator for Gender Equality. Part of the meeting were representatives of the Ministry of Interior, Ministry of Foreign Affairs, Ministry of Tourism, Ministry of State and Diaspora, Ministry of Environment, as well as representatives of the Parliament, of international organizations and civil society organizations.Discussion in this meeting were directed towards the achievements and progress made in the field of gender equality. Albania is the first country in the region that has included gender budgeting as a specific fund to promote gender-based policies in the state budget. About 2.3% of the state budget is planned to support these policies. Discussions also focused on issues of domestic violence, a phenomenon that hundreds of thousands of women and girls face every day. For 2017, 4543 cases of domestic violence and other crimes in the family were reported, 9.1% more than the previous year. This figure is an alarm bell which signals the need to strengthen legal mechanisms, to implement measures in defense of any woman or girl facing violence. At the end of this meeting concrete measures were proposed to be undertaken by each structure in the function of preventing domestic violence, in support of recommendations of the GREVIO report of the Council of Europe on issues related to the elimination of violence against women and girls.

Make sure to follow our hashtags: #CSSPstrongtogether, #CSSPagainstVAWG, #changingmindstoEVAW

Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore është një strukturë (riorganizuar në Dhjetor 2017) e ngritur nga qeveria shqiptare për të kordinuar më mire punën ndërmjet institucioneve, për të çuar përpara politikat dhe nismat konkrete në funksion të përmirësimit të pozicionit të grave në shoqërinë Shqiptare, dhe për të zvogëluar hendekun e pabarazive gjinore në vend. Takimi i parë i Këshillit u organizua më 5 mars 2018 dhe u drejtua nga Zëvendës Kryeministrja dhe njëkohësisht Koordinatorja Kombëtare për Barazinë Gjinorë. Ishin pjesë e këtij takimi edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendëshme, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Shtetit dhe Diasporës dhe Ministrisë së Mjedisit, si dhe përfaqësues të kuvendit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, dhe organizata të shoqërisë civile.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi arritjet në fushën e barazisë gjinore. Shqipëria është vendi i parë në rajon i cili ka përfshirë buxhetimin gjinor si fond të posatçëm për të nxitur politikat me bazë gjinore në buxhetin e shtetit. Rreth 2.3% e buxhetit të shtetit është planifikuar për të mbështetur këto politika. Diskutimet u fokusuan edhe tek problematika e dhunës në familje, si një fenomen me të cilin përballen çdo ditë qindra e mijëra gra e vajza. Për vitin 2017 janë raportuar 4543 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në familje ose 9.1% më shumë se viti i mëparshëm. Kjo shifër është një këmbanë alarmi për të forcuar më shumë mekanizmat ligjorë për zbatimin e masave në mbrojtje të çdo gruaje që përballet me dhunën. Në fund të këtij takimi u propozuan masat konkrete që do të ndërmarrë çdo strukturë në funksion të parandalimit të dhunës në familje, në mbështetje të rekomandimeve të raportit të GREVIO-s të Këshillit të Europës, për çështjet që lidhen me eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ju ftojmë të ndiqni hashtaget tona: #CSSPstrongtogether, #CSSPagainstVAWG, #changingmindstoEVAW

CSSP Civil Society Strengthening PlatformGDPR Cookie Consent with Real Cookie Banner